Pasi u kritikua që e quan veten kosovare dhe jo shqiptare, Tayna nuk qëndroi indiferente


Bashkëpunimi mes dy artisteve më të njohura, Tayna dhe Dafina Zeqirit “Bye Bye” u bë kryefjala e kësaj jave. Për shkak të tekstit, videoklipit dhe përkrahjes së madhe që mori.

Ditën e djeshme ishte vetë Rita Ora ajo e cila ka komplimentuar dy vajzat për këngën e tyre. Rita i quajti vajzat “Kosovan women” (vajza kosovare) dhe më pas, u përforcua nga komenti i Taynës e cila gjithashtu përdori këtë term.

Ndjekësit nga Shqipëria komentuan poshtë komentit të Taynës se termi ‘kosovare’ është përjashtues për ta.

Reperja ditën e sotme postoi një foto në “instastory” ku tregon të dhënat e Instagramit të saj që siç shihet, ndjekësit më të shumte i ka pikërisht nga Tirana duke e shoqëruar foton me një emoji të flamurit të Shqipërisë.

Edhe pse nuk ka shkruar asgjë më tepër, kjo foto e Taynës vjen si një përgjigje për të mbyllur debatin që nisi ditën e djeshme./News31.al

Pasi u kritikua që e quan veten kosovare dhe jo shqiptare, Tayna nuk qëndroi indiferente

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format