Pasi ofendoi Antonetën me fjalën “ordinere” dhe debatit me Olti Currin, Marko largohet nga “Përputhen”


Situata është bërë ende më e nxehtë në “Përputhen” në “E diell” ku Ina dhe Antoneta janë duke u njohur me disa djem për të gjetur potencialisht gjysmën e tyre më të mirë.

Puntata e sotme ka nisur me një debat ku Antoneta tregoi se është ndjerë e fyer nga konkurrenti Marko pasi ky i fundit e ka quajtur “ordinere”. Në momentin kur Antoneta po shprehte këtë, Marko e ndërpreu duke i thënë “Pusho”. Këtu ndërhyri opinionisti Olti Curri i cili i ritheksoi Markos se nuk mund të shprehej ashtu me një vajzë dhe nuk ka asnjë të drejtë të përdorë ato fjalë fyese. Pikërisht në këtë çast, Marko la mikrofonin dhe u largua nga emisioni.

Diskutimi ka vazhduar teksa opionionisti Olti Curri ka ritheksuar rëndësinë e të vazhduarit të emisionit në bazë të rregullave përtej faktit që ky format është “reality show” ku gjithçka mund të pritet e të ndodhë.

Theksojmë se Marko është konkurrenti i dytë që largohet nga “Përputhen”. /News31.al


Pasi ofendoi Antonetën me fjalën “ordinere” dhe debatit me Olti Currin, Marko largohet nga “Përputhen”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format