Pas shiut del gjithmonë dielli! Këtë të dielë keni dyfish shanse për të qënë fituesi i “Çmimit Special”


Situata e rënduar që la pas tërmeti, mes tragjedisë së 51 personave që humbën jetën e shumë të tjerëve që mbetën në qiell të hapur, të gjitha këto sollën dhe anulimin e spektakleve televizive. I njejti solidarizim erdhi edhe nga ana e formatit “Porta e Fatit”, të cilët nuk na dhuruan emocionet e përhershme më datë 1 dhjetor, siç e kishin parashikuar të gjithë.

Duke iu bashkuar dhimbjes që pushtoi vendin, Lotaria Kombëtare vendosi që e diela që vjen, do të jetë ajo që do të na mbledhë sërish para ekranit, për të përcjellë atmosferën e gëzimit dhe shpresës, të cilat na kanë munguar kaq shumë ditët e fundit. Biletat “Porta e Fatit” vazhdojnë të shiten, duke iu dhënë mundësi të pafundme për të qenë kandidatët ideal për fitues.

Seria 019 do të vazhdojë të luhet edhe gjatë kësaj jave, ndërsa shorti do të hidhet më datë  8, si çdo herë, në televizionin Klan. Pse nuk duhet humbur spektakli këtë të diel? Sepse luhet për çmimin e madh të Apartamentit, Makinës, si dhe çmime ‘cash’ me vlerë 500.000 lekë, 300.000 lekë dhe 200.000 lekë. Duket si ëndërr, por që bëhen realitet falë vetëm një emri!

Ashtu sikurse vetëm Lotaria Kombëtare di të bëjë, surprizat jo vetëm që nuk do të mungojnë, por do t’ju bëjnë të ndjeni në maksimum shkëlqimin dhe pozitivitetin që sjell fundviti.
Mbani frymën: këtë të diel do të përzgjidhen jo një, por DY bileta fituese për ÇMIMIN SPECIAL! E nëse po pyesni veten se për çfarë po flasim konkretisht, atëherë bëni mirë të gëzoheni para kohe, pasi Lotaria Kombëtare do të zbulojë më 8 dhjetor surprizën që lidhet pikërisht me këtë çmim.

Lotaria Kombëtare ka vendosur t’i surprizojë me një mënyrë kaq speciale, të gjithë ata që në fundin e 2019 dëshirojnë të kenë një qëllim të qartë: të jenë pretendentët kryesorë për fitues. Muaji i festave nuk ka qenë kurrë më i bukur!/News31.al

Pas shiut del gjithmonë dielli! Këtë të dielë keni dyfish shanse për të qënë fituesi i “Çmimit Special”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format