Pas një vajze të suksesshme fshihet suporti i prindërve dhe Tayna e vërtetoi këtë më së miri


Pas një vajze të suksesshme fshihen dy prindër suportues. Po, studimet kanë treguar se mbështetja e familjes është gjithçka që ju duhet për të realizuar ato çka ëndërroni më shumë.

Ky suport ndihmon në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, përgjegjshmërinë që ata tregojnë në shoqëri, ashtu sikurse është faktori kyç që kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në mirëqënien e më të vegjëlve të familjes. Si rrallë herë, Tayna ka publikuar një pjesë bisede mes saj dhe të atit, teksa reperja ndodhej për koncerte në Londër.

Siç mund të shihet dhe nga vetë biseda, familja ka qenë mbështetja më e madhe e Tayna-s, e cila për një kohë fare të shkurtër u kthye ndër reperet e preferuara të publikut shqiptar. Edhe pse vetëm 23 vjeç, Tayna ka realizuar shumë këngë, tashmë të shndërruara në hite, si dhe ka realizuar disa bashkëpunime me të tjerë emra të njohur shqiptarë.

E gjithë kjo, falë çelësit të suksesit që ajo gjithmonë mbart me vete: mbështetjen e familjes. /News31.al

Pas një vajze të suksesshme fshihet suporti i prindërve dhe Tayna e vërtetoi këtë më së miri

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format