Pas ndarjes nga Nora, Roberti fotografohet me një vajzë tjetër


Pak javë kanë kaluar që kur Robert Berisha pranoi publikisht ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi.

Edhe pse lajmet për ndarje fliteshin prej kohësh, si Roberti dhe Nora bënin deklarata kontradiktore herë pas here duke mohuar çfarë kishte ndodhur realisht mes tyre.

Akuzat për tradhti nga të dyja palët qarkulluan me shpejtësi pas postimit të Robertit, por asnjëri nga të dy nuk e tregoi arsyen pse  e morën atë vendim.

Këngëtarët janë prindër të një vajze që quhet Renee dhe për këtë arsye kanë zgjedhur që të mbeten miq pavarësisht ndarjes.

Por ditën e sotme Roberti është fotografuar në një resort në Turqi, ku ka zgjedhur të bëjë disa pushime këtë fillim shtatori. Hoteli që dyshja ka zgjedhur te pushoje është specifikisht për çifte.

“Prive” ka publikuar dy fotografi  të këngëtarit, i cili nuk ka shkuar vetëm por është i shoqëruar me një  vajzë misterioze.

Ata janë të ulur në tavolinë dhe portreti i vajzës nuk është i dukshëm.

Sipas Prive, vajza brune është e dashura e re e Robertit, por identiteti i saj akoma nuk është zbuluar.

Deri atëherë, na mbetet të presim! /News31.al/


Pas ndarjes nga Nora, Roberti fotografohet me një vajzë tjetër

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format