Pas ‘koronavirus’, shkencëtarët zbulojnë një tjetër virus të rrezikshëm


Ndërkohë që jemi nën panik për shkak të ‘koronavirus’ që ka shkaktuar 1361 viktima dhe ka infektuar 60 mijë të tjerë, shkencëtarët lajmërojnë për përhapjen e një virus të ri.

“Yaravirus” quhet virusi që ka marrë emrin e një sirene, e cila sipas gojëdhënave mashtronte ushtarët për t’i futur në ujë e më pas i mbyste.

Virusi është gjendur në një liqen në Brazil dhe nuk ngjan me asnjë virus tjetër të zbuluar deri më tani.

‘Yaravirus’ nuk lidhet me asnjë virus tjetër në botë dhe 90 për qind e gjeneve të tij nuk janë parë kurrë më herët, duke shkaktuar habi tek shkencëtarët.

“Ishte me të vërtetë një surprizë e madhe pasi deri tani ne njohim vetëm viruse gjigande, jo viruse të vogla,” tha Jonatas Abrahao, profesor në departamentin e mikrobiologjisë në Universitetin e Brazilit, duke vazhduar më tej: “ Ky është rreth 80 nanometra ndërsa të gjitha viruset që infektojnë e që ne njohim deri më sot janë shumë më të mëdha, në më shumë se 200 nanometra”.

/News31.al

Pas ‘koronavirus’, shkencëtarët zbulojnë një tjetër virus të rrezikshëm

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in