Pas kandidaturës për Kryetar Bashkie, Erion Isai dhe familja e tij shpërngulen në Ersekë


Javën që lamë pas, u bë i ditur lajmi se aktori i njohur i humorit Erion Isai është në listën e emrave të përzgjedhur si kandidat për Kryetar Bashkie në rrethin e Kolonjës. Menjëherë pas kësaj, urimet nga kolegët dhe publiku qenë të shumta.

Ditën e sotme, Erioni ishte i ftuar në studion e Bieta Sulos në “Ftesë në pesë” ku foli gjatë rreth kësaj teme. Këtë angazhim të tij, aktori u shpreh se e sheh si një mundësi të mirë për të kontribuar për vendin ku ai lindi dhe kaloi 15 vite të jetës.

Gjatë bisedës, Erioni zbuloi edhe një vendim që ka surprizuar publikun. Ai së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij do të lënë Tiranën për tu shpërngukur në Ersekë, ku do të nisin një jetë të re.

Ne do të shkojmë shkojmë në qytetin tim, kam gjetur edhe shtëpinë ku do të jetojmë. Nesër do të shkoj unë, të rregulloj shtëpinë e të përgatis terrenin dhe prej ditës së hënë, bashkëshortja ime dhe vajza ime stacionohen në Ersekë”, tregoi ai.

Në përfundim, duke buzëqeshur, Erioni u shpreh se tani që do të shpërngulet, një fundjavë do të vijë ai të vizitojë Tiranën, ndërsa fundjavën tjetër mirëpret kolegët e tij të vizitojnë Kolonjën./News31


Pas kandidaturës për Kryetar Bashkie, Erion Isai dhe familja e tij shpërngulen në Ersekë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format