Para premierës së rëndësishme, Elvana Gjata mbështet motrën e saj me fjalët më të bukura


Nëse mendonit se Elvana Gjata ishte i vetmi talent në familjen e saj, gaboheni. Kjo pasi këngëtarja ka edhe një motër më të madhe që quhet Migena dhe që është po njësoj e talentuar.

Migena është këngëtare e njohur e muzikës operistike dhe aktualisht jeton në Gjermani ku edhe ndjek karrierën e saj.

Pikërisht mbrëmjen e djeshme, motra e Elvanës ka pasur premierën e një koncerti të rëndësishëm, dhe për këtë Elvana i ka bërë një dedikim.

“Jam shumë krenare për ty. Shkëlqe në premierën tënde sonte”, shkruan ajo në një foto të së motrës postuar në Instastory.

Nuk është hera e parë që Elvana mbështet motrën e saj pasi marrëdhënia mes të dyjave është shumë e mirë dhe vajzat përveçse motra, janë edhe shoqe. /News31.al/


Para premierës së rëndësishme, Elvana Gjata mbështet motrën e saj me fjalët më të bukura

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in