Para ndeshjes Shqipëri-Islandë, Ilir Meta bën thirrje për mbështetje: “Kombëtarja po rigjen vetveten…”


Djemtë e Kombëtares Shqiptare do të zbresin sot në mbrëmje në fushën e “Elbasan Arena” në ndeshjen kundër Islandën. Pas një përfaqësimi jo edhe aq dinjitoz përballë Francës, ekipi do të mundohen të përmbysin rezultatin duke marrë tre pikët përballë Islandës.

E padyshim, ajo çfarë është më e rëndësishmja për ta, përpara nisjes së kësaj sfide, është përkrahja e qytetarëve. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është një ndër figurat e njohura i cili vazhdimisht shpreh përkrahje për djemtë dhe nuk nguron t’i ndjekë ata nga afër kudo që janë. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe ditën e sotme! Duke lënë anash të gjitha detyrimet e tjera, ai do të jetë në mbrëmje pranë Kombëtares duke i mbështetur deri në minutën e fundit.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bëhen pesimistë dhe t’i mbështesin djemtë tanë. Ndër të tjera, Meta ka vënë thkesin tek tifozeria e zjarrtë e përfaqësueses së Kosovës, të cilët pavarësisht rezultatit, janë gjithmonë aty për ekipin.

“Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7. Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit. Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!🇦🇱”

Prandaj, sot në mbrëmje të gjithë bashkë të besojmë të ekipi Kuq e Zi!/News31.al

 

View this post on Instagram

 

Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7. Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit. Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!🇦🇱👐

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare) on


Para ndeshjes Shqipëri-Islandë, Ilir Meta bën thirrje për mbështetje: “Kombëtarja po rigjen vetveten…”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format