Pak minuta para ndeshjes Islandë-Shqipëri, publikohet formacioni zyrtar


Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit Islandë-Shqipëri, që do të nisë në orën 15:00 në Rejkjavik. Kështu, trajneri Edi Reja ka vendosur të zbresë në fushën e lojës këtë formacion të rreshtuar në skemën 3-5-2.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje tre qendrat do të jenë Dermaku, Veseli dhe Ismajli. Hysaj dhe Lenjani do të mbulojnë korsinë e djathtë dhe të majtë. Abrashi do të jetë diga e mesfushës para mbrojtjes, ndërsa Basha dhe Xhaka do të jenë qendër e majtë dhe e djathtë. Në sulm, do të veprojë nga minuta e parë Cikalleshi dhe Bekim Balaj.

Ja dhe formacionet zyrtare:
Islanda: Haldorson, Hermanson, R.Sigurdson, Gudmuson, Bajrnanson, G. Sigurdson, Arnason, Sigurnjoson, Gunarson, Kjartanson, Skulason.
Trajner: Erik Hamren

Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha, Abrashi, Xhaka, Cikalleshi, Balaj
Trajner: Edi Reja


Pak minuta para ndeshjes Islandë-Shqipëri, publikohet formacioni zyrtar

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format