Pas komentit të Olta Gixharit, vazhdon “saga” për trupin e Jonida Vokshit pas lindjes


Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi ndanë me të gjithë lajmin më të bukur më datë 18 të këtij muaji. Emi erdhi në jetë dhe familja nuk mund të ishte mëe lumtur.

Nuk kaloi shumë dhe Jonida postoi një foto, ku dukej në super formë. Nëse nuk do të ishte karroca aty pranë, vështirë të mendoje se kishin kaluar rreth pesë ditë nga momenti i lindjes. Pas komplimenteve të shumta, Jonida vazhdoi po publikimin e fotove, ndërsa në postimin e fundit vëmendje tërheq Olta Gixhari.

Duke qenë se edhe aktorja është në pritje të ëmbël, batutat mes saj dhe Vokshit në rrjet nuk kanë munguar. “Jonida ti vazhdon me nurin e shtatzënisë edhe pse je bërë mama. Nuk e kemi lënë kështu”, ka shkruar Gixhari me humor dhe ka kaq të drejtë. *Jonida, trego sekretin*, edhe pse e dimë që genet bëjnë të vetën. (Vendosni një ikonë me lot këtu). /News31.al


Pas komentit të Olta Gixharit, vazhdon “saga” për trupin e Jonida Vokshit pas lindjes

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in