OBSH bën deklaratën e fortë: “Efektet e pandemisë do të na shoqërojnë për dekada”


Nisur nga vlerësimi për shumë shtete mbi situatën e shkaktuar nga koronavirusi, OBSH ka ardhur me një tjetër deklaratë. Sipas krerëve zyrtarë të Organizatës, koronavirusi “do të jetë prezent për një kohë të gjatë”.

Ky vlerësim vjen një ditë pasi komiteti i emergjencave të OBSH u takua dje, gjashtë muaj pasi Covid-19 u shpall një emergjencë globale. “Komiteti ka vlerësuar kohëzgjatjen e parashikuar të pandemisë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të komunitetit kombëtar, rajonal dhe global”, theksohet në deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus, u shpreh se efektet e pandemisë do të jenë afatgjata. Ai ka treguar se gjashtë muaj më parë, kur koronavirusi u shpall emergjencë shëndetësore, ” në botë kishte më pak se 100 raste dhe asnjë vdekje të regjistruar jashtë Kinës”, theksoi Ghebreyesus. “Pandemia është një krizë që ndodh një herë brenda një shekulli, efektet e së cilës do të ndihen për dekada”, u shpreh ndër të tjera drejtori i OBSH.

Rastet me Covid-19 në Evropë kanë nisur të shtohen, pas disa javësh kur shifrat nisën të njohin një përmirësim të ndjeshëm… /News31.al

Burimi: Top Channel


OBSH bën deklaratën e fortë: “Efektet e pandemisë do të na shoqërojnë për dekada”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in