Nuk ka regjistruar asnjë të prekur me Covid-19, OBSH dyshon se vendi me 6 milionë banorë fsheh pandeminë


World Health Organization leaders at a press briefing on COVID-19, held on March 6 at WHO headquarters in Geneva. Here's a look at its history, its mission and its role in the current crisis.

OBSH ka njoftuar se do të dërgojë një grup ekspertësh me një mision 10-ditor në Turkmenistan, të vetmin vend në Azinë Qëndrore që nuk ka raportuar ende asnjë rast me Covid-19.

Fillimisht Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte planifikuar të zhvillonte një mision 2-mujor në vendin me 6 milionë banorë. por plani u shty prej bllokimit të kufijve. Autoritetet shëndetësore në Turkmenistan pretendojnë se nuk ka asnjë rast me koronavirus, megjithatë zyrtarë anonimë dhe banorët denoncojnë se ka dhjetëra raste të pacientëve me simptoma nëpër spitale.

Të vetmet shtete në Azi që nuk kanë raportuar asnjë të prekur me Covid-19 janë Koreja e Veriut dhe Turkmenistani. OBSH është dyshuese për një vend në qendër të kontinentit nga ku fillimisht u shpërnda koronavirusi të mos jetë ‘vizituar’ qoftë dhe njëherë nga sëmundja. Madje ata dyshojnë se ky shtet po përpiqet ta fshehë pandeminë dhe situatën e vërtetë.

/News31.al


Nuk ka regjistruar asnjë të prekur me Covid-19, OBSH dyshon se vendi me 6 milionë banorë fsheh pandeminë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in