“Nuk më ka ndihmuar në karrierë” Loredana flet për herë të parë pas ndarjes nga Mozzik


Loredana ka folur për herë të parë për ndarjen nga Mozzik në një intervistë për nje radio zviceriane.

Reperja u shpreh se ndarja nga Mozzik nuk ka bërë ndonjë ndryshim në anën profesionale, pasi tek kjo pjesë rrallë bënin gjëra së bashku.

E pyetur se si ia del tani që është e ndarë, Loredana ka treguar se Mozzik nuk e ka ndihmuar në karrierën e saj, personat që e kanë bërë të ecë para punojnë ende me të.

Në fund, reperja tha se Mozzik do jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj sepse mbetet babai i Hanës.

Ai nuk është se bën ndryshim në jetën time, ne shumë rrallë bëmë gjëra së bashku, turneu ishte ai që na bashkonte. Njerëzit që më kanë ndihmuar ende bashkëpunojnë me mua, ata që e bëjnë punën e vërtetë. I dashuri im ishte atje me mua vetëm se ne ishim bashkë. Ai nuk punoi me të vërtetë në biznes, ai ishte vetëm atje, ai është babai i vajzës sime, kjo do të qëndrojë gjithmonë në atë mënyrë dhe nuk do të ndryshojë, është burri im ose ishte kjo nuk ka rëndësi ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime“, është shprehur reperja./News31.al

“Nuk më ka ndihmuar në karrierë” Loredana flet për herë të parë pas ndarjes nga Mozzik

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format