Nuk e kishim ditur, por njerëzit me këtë ngjyrë sysh fitojnë më shumë para se çdokush tjetër


Sytë janë pikëtakimi i parë mes vetes dhe tjetrit. Plot 95% e të gjithë organizmave posedojnë aftësinë e të parit, edhe pse secili prej tyre ka një mënyrë të ndryshme shikimi.

Kohë më parë, ngjyra kafe ishte e vetmja përcaktuese në nuancën e syrit të njeriut, por falë një zinxhiri të gjatë mutacionesh, bluja, e gjelbërta dhe grija u bënë pjesë e ngjyrimit të syve për disa njerëz (ndonëse në përqindje të vogël). Një ndër studimet e fundit ka treguar se në bazë të syve, cilët grupime njerëzish janë më të pëlqyer në sytë e të tjerëve dhe cilët prej tyre fitojnë më shumë para.

Nje lidhje disi e çuditshme, por studimi ka përfshirë 1000 njerëz, 55% femra dhe 45% meshkuj, për të arritur në një përfundim. Individë nga mosha 18-78 vjeç janë bërë pjesë e studimit, për të zbuluar se ngjyra e syve më tërheqëse është ajo gri. Në vend të dytë dhe të tretë renditen bluja dhe e gjelbërta, ndërsa nunancat hazel (si e lajthisë) dhe e kafta zënë dy vendet e fundit.

Por, rezultati përmbyset kur vjen puna tek fitimet, pasi njerëzit me ngjyrën e syve hazel janë ata që fitojnë më shumë gjatë një viti, sipas studimit. Për sa i përket  ngritjes në detyrë apo ngritjes së rrogës, ngjyra blu triumfon si e para, duke u pasuar nga ajo e kafta në vendin e dytë.

Jo vetëm kaq, pasi studiuesit kanë arritur të rendisin disa karakteristika tonat lidhur me ngjyrën e syve, si më poshtë:

Gri: Inteligjentë, të qetë, seriozë

Blu: Ekspresivë, afeksionues, të sigurt

Jeshil: Aventurierë, misterioz, mistik

Hazel: Të vendosur, të paparashikueshëm, kurajozë

Kafe: Të sjellshëm, të besueshëm, të duruar

Po ju, në cilin grupim bëni pjesë? /News31.al

Nuk e kishim ditur, por njerëzit me këtë ngjyrë sysh fitojnë më shumë para se çdokush tjetër

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format