Nuk do mund të shohim çfarë pëlqen fiksimi! Instagram heq opsionin më të përdorur


Nëse do duhej të zgjidhnim mes opsioneve të preferuar në Instagram, me siguri shumica prej nesh do zgjidhnin “Following activity”.

Fatkeqësisht, këtë opsion nuk do mund ta përdorim më. Instagram ka vendosur që këtë opsion ashtu si disa të tjerë, ta largojë nga sistemi.

Askush s’do të mund të shohë më aktivitetin e dikujt tjetër, cilin ndjek, cilin pëlqen e cilin komenton.

Nëse ishit të fiksuar të shihnit se cilin ndjek tani fiksimi apo ish-i, bëni mirë të mësoheni me idenë se ky opsion nuk do jetë më.

Proçesi i heqjes së “Following activity” do të përfundojë javën e ardhshme dhe llogaritë që ende e kanë këtë opsion, së shpejti s’do të mund ta përdorin më, na vjen keq!/News31.al


Nuk do mund të shohim çfarë pëlqen fiksimi! Instagram heq opsionin më të përdorur

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format