Tenisti nr 1 i botës rezulton pozitiv me Covid-19


Novak Djokovic ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas një turneu tenisi që organozi në Kroaci. “The Adria Tour” ishte eventi që u mbajt në Zadar fundjavën e kaluar dhe mblodhi tenistë nga i gjithë Ballkani. Ky turne miqsor u përfol shumë, madje shumë sportistë ishin kundra mbajtjes së tij për shkak të situatës të pandemisë. Finalja e “The Adria Tour” u anullua pasi një prej pjesmarrësve, Grigor Dimitrov, u testua pozotiv me Covid-19.

Djokovic, tenisti numër 1 në botë, do të luante në finalen që do mbahej të dielën. Ai konfirmoi lajmin e infektimit me koronavirus, ndërkohë që bëri me dije se edhe bashkëshortja e tij Jelena është prekur. Fëmijët e tij kanë rezultuar negativë.

Tenisti serb dyshohet që është infektuar gjate turneut të tenisit, megjithatë ai sërish e ka mbrojtur në deklaratën e tij organizimin e eventit:

Organizimi i “Adria Tour” ishte një ide filantropike, për të mbledhur fonde dhe për t’ja shpërndarë njerëzve në nevojë në këtë kohë të vështirë. Ne e organizuam turnen gjatë kohës kur virusi e kishte dobësuar forcën e tij dhe morëm të gjitha masat që të mos vinim askënd në rrezik. Megjithatë virusi është ende prezent dhe është një realitet i ri me të cilin duhet të jetojmë. Më vjen keq për çdokënd që u prek nga Covid-19 dhe uroj të bëhen më mirë.” – tha fituesi i 17 Grand Slam-eve.

Tani ai do të qëndrojë për 14 ditë në karantinë, ndërkohë që do të testohet sërish pas 5 ditësh.

/News31.al


Tenisti nr 1 i botës rezulton pozitiv me Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in