Një vajzë shqiptare përballë Mateo Salvini në zgjedhjet për Parlamentin Europian : “Partia e tij kriminalizonte shqiptarët”


Partia Demokratike e Italisë hodhi si kandidaturë në zgjedhjet për Parlamentin Europian vajzën shqiptare Geri Ballo. Ajo do të kandidojë në zgjedhjet e 23- 26 majit përballë partisë së Mateo Salvini, Lega Nord.

Geri Ballo e lindur në Tiranë, është diplomuar në Torino me një diplomë masteri. Ajo ka punuar në fushën e diplomacisë dhe merret me integrimin, minoritetet dhe Jugun. Përveç specializimeve në Politikat Evropiane, për 6 vjet ajo ka ndjekur karrierën diplomatike në Ambasadën Shqiptare në Itali.

Tani ajo do të përballet me ministrin e brendshëm dhe zëvendës kryeministrin e Lega Nord, Matteo Salvini.

Geri Ballo është treguar shumë e hapur për sa i takon çështjes së emigrantëve, duke dalë kundra zëvendës kryeministrit të Italisë, Matteo Salvini.

E konsideroj si një kandidaturë kundra- Salvini-t, sepse jemi në dy skaje të kundërt. Historia ime është dëshmia se gjërat nuk janë aspak siç i thotë ai. Në Itali mbërrita në fund të viteve ’90, isha 11 vjeçe. Lega Nord bënte manifestime ku kriminalizoheshin shqiptarët dhe kjo më lëndoi. Nuk kam për ta harruar. Historia ime si një fëmijë emigranti, një e diplomuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, që flet për mua dhe është historia e shumë të tjerëve. Unë nuk kam frikë nga një konfrontim me Salvinin dhe në përgjithësi me këdo. Por unë do të doja t’i thosha Salvinit: të largohet nga gjuha e dhunshme, e atyre që gjithmonë kërkojnë armikun”.

Sipas “Fax Web” Geri është vajza e gazetarit të njohur shqiptar Artur Zheji./News31.al


Një vajzë shqiptare përballë Mateo Salvini në zgjedhjet për Parlamentin Europian : “Partia e tij kriminalizonte shqiptarët”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format