Një tjetër “parashikim”, seriali i 2018-ës në Netflix flet për Koronavirusin


Një serial i Netlfix duket se e ka ”parashikuar” pandeminë e Koronavirusit në vitin 2018. Në serinë 10 të shfaqjes televizive koreane ”My secret Terrius”, përmendet sëmundja vdekjeprurëse, Koronavirusi, që në fakt në të kaluarën është lidhur me emërtimin e disa lloj virusesh, përpara shpërthimit të Covid-19.
Në skenën e këtij episodi, doktoresha thotë: ”Koronavirusi sulmon sistemi e frymëmarrjes. Gjëja më serioze është se ky virus ka një periudhë intubimi nga 2 deri në 14 ditë. Virusi është manipuluar që të sulmojë mushkritë, vetëm 5 minuta pasi je ekspozuar ndaj tij.” Kur pyetet nëse ka ndonjë kurë thotë: ”Nuk ka vaksinë për momentin.”

Ndryshe nga virusi që po përballemi tani, i cili sipas studiuesëve ka orgjinë krejtësisht natyrore dhe nuk është prodhuar në laborator, Koronavirusi i serialit, i cili krahasohet me SARS-in, është manipuluar që të bëhet më ngjitës dhe më i rrezikshëm. Në një skenë tjetër të shfaqjes televizive, fëmijëve i kërkohet që të lajnë duart shumë shpesh, që të ndalojnë përhapjen e virusit.

Ky serial është vetëm ”parashikuesi” i rradhës i pandemisë së Koronavirusit. ”The Simpsons” në një seri të tyre flisnin për një epidemi që vinte nga Azia dhe që infektonte gjithë popullatën, komedia britanike ”Yes Minsiter” po ashtu në një seri tregonte se si qeveria angleze do t´i përgjigjej një situate të tillë dhe ishin shumë të përafërt. Filmi i vitit 2011, ”Contagion”, është ndër më të parit për momentin sepse flet pikërisht për një virus që jo vetëm origjinën por edhe përhapjen e ka si Covid-19, madje dhe mënyrën se si bota po përballet me të. Dy libra janë përmendur në rrjetet sociale për ”parashikimet” e tyre, në lidhje me viruset që do të godisnin globin në këtë kohë, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, u shpërnda masivisht një puntatë e 2015-ës e emisionit të RAI-t, ”Leonardo”, që fliste për Koronavirusin e prodhuar në laboratoret kineze. /News31.al


Një tjetër “parashikim”, seriali i 2018-ës në Netflix flet për Koronavirusin

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in