Një qytet në Shqipëri është izoluar tërësisht, nuk lejohet të hyjë askush që nuk është banor


Gazetari Artan Hoxha shkruan se prej 48 orësh, Bashkia e Poliçanit ka organizuar një plan masash për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit, që është krejtësisht ndryshe nga pjesa tjetër e vendit. Në hyrje të këtij qyteti është vendosur një postobllok i përforcuar dhe që ka bllokuar qarkullimin në të vetmin aks rrugor që lidh Poliçanin me pjesën tjetër të Shqipërisë. Arsyeja? Sepse kjo bashki ka të regjistruar zyrtarisht 800 të sëmurë kronikë, kryesisht me probleme në rrugët e frymëmarrjes, për shkak të punës së vështirë dhe sëmundjeve personale të marra ndër vite. Kështu, duke parë kushtet dhe shërbimin fare minimal spitalor që ka kjo zonë, kryebashkiaku në bashkëpunim me policinë dhe me mbështetjen e Këshillit Bashkiak, ka vendosur këtë postobllok që qëndron 24 orë në shërbim. Izolimin e ka mbështetur dhe bashkia e Skraparit, e cila përdor të njejtën rrugë si Poliçani për t´u lidhur me pjesën tjetër të vendit.

Detyra e postobllokut është të ndalojë hyrjen në qytet të çdo personi që vjen nga jashtë, sidmos atyre që vijnë nga shtetet e huaja apo qytetet e Shqipërisë ku janë konfirmuar raste me Covid-19. Lejohet vetëm kalimi i tregëtarëve vendas, të cilëve i është kërkuar të marrin furnzime afatgjata për të shmangur lëvizjen e shumtë, i ambulancës mjekësore dhe i mjeteve të policisë. I ndalohet hyrja madje dhe personave që janë me origjinë nga ky qytet dhe që nuk kanë një arsye emergjente për të kërkuar hyrjen në Poliçan.

Pra arsyeja e kësaj mase ekstreme është mbrojtja e afro 6 mijë rezidentëve nga përhapja e Covid-19, duke qenë se spitalet në këtë zonë nuk kanë mundësi të përballojnë qoftë dhe një pacient të vetëm të prekur. Ndërkohë, qyteti më i afërt, Berati është në zonën e kuqe të Koronavirusit dhe një pjesë e mirë e personelit mjekësor ndodhet në karantinë sepse dyshojnë që mund të jenë infektuar nga një paciente.

/News31.al

Një qytet në Shqipëri është izoluar tërësisht, nuk lejohet të hyjë askush që nuk është banor

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format