Një puthje në makinë, Dua Lipa konfirmon lidhjen e re me videon më të ëmbël


Që pas ndarjes nga Isaac Crew, Dua Lipa është vendosur në qendër të mediave rozë pasi aludohet për një lidhje të re. Prej disa javësh, këngëtarja është parë shpesh në praninë e vëllait të vogël të dy super modeleve Gigi dhe Bella Hadid, Anwar.

Dyshja janë parë shpesh shumë të afërt, madje kanë shoqëruar njëri tjetrin në evente, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk kishte pohuar asgjë në lidhje me këtë temë.

Por më në fund Dua reagoi. Ditën e sotme artistja publikoi në ‘Instastory’ një video ku shaqet së bashku me Anwar brenda një makine. Dua dhe Anwar shfaqen duke buzëqeshur pranë njëri tjetrit dhe në momentin që ky i fundit i afrohet këngëtares duke e puthur, videoja përfundon. Një konfirmim shumë i bukur për lidhjen e tyre apo jo?/News31


Një puthje në makinë, Dua Lipa konfirmon lidhjen e re me videon më të ëmbël

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format