Një muaj pas lindjes, Almeda Abazi zbulon se si humbi 8 kilogramë pa dietë apo palestër


Almeda Abazi është duke shijuar periudhën më të bukur të jetës, atë të mëmësisë. Para një muaji solli në jetë djalin e saj të quajtur Efehan dhe mesa duket, bukuroshja ka vendosur të ndajë çdo gjë në lidhje me mëmësinë në Instagram.

Së fundmi, Almeda ka realizuar ‘ask me’ në instastory duke i lejuar ndjekësit e saj të pyesin dhe të shprehin mendimin e tyre.  Falë këtyre pyetjeve, bukuroshja ka zbuluar se gjatë periudhës së shtatzanisë shtoi 16 kilogramë dhe arriti ti heqë 8 prej tyre menjëherë pas lindjes.

Almeda zbuloi se këto kilogramë i humbi vetëm duke i dhënë gji Efehanit pasi ende nuk e ka nisur dietën dhe palestrën.

Tashmë që është bërë mami, duket se Almeda është bërë më e ndjeshme, pasi tregon se qan kur djali i saj qan. Rasti më i freskët ishte para dy ditësh, kur i vogli i saj bëri vaksinën.

Nëse jeni kuriozë ta dini, PO, Tolgahan e ndihmon Almedën të kujdeset për bebin.

Ajo tregoi gjithashtu se djalit i flet vetëm shqip, pasi do t’i mësojë gjuhën e saj, përpos asaj turke që me siguri Efehani do ta mësojë nga babi.

Pjesa më e bukur e kësaj “mini interviste” ishte kur Tolga i thotë të dua Almedës, në gjuhën shqipe dhe në atë turke.

Sa të mirë./News31.al


Një muaj pas lindjes, Almeda Abazi zbulon se si humbi 8 kilogramë pa dietë apo palestër

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format