Një kast aktorësh i përbërë nga personazhet e showbiz-it, zbulohen detaje të reja nga filmi i Bes Kallakut


Rreth një muaj më parë, duke publikuar posterin e filmit, Bes Kallaku zbuloi se po përgatitej për një projekt që do të mbante “vulën” e tij. Vetëm pak ditë më parë ai na tregoi një pjesë të stafit, ku në foton e publikuar shfaqej aktori Arben Derhemi, Olsi Bylyku, Rashel Kolaneci, Arjola Demiri si dhe regjisori Eduart Grishaj.

Por duket se Besi ka vendosur të na surprizojë akoma më tepër me kastin që ka zgjedhur.

Prej disa ditësh në media aludohet se pjesë e këtij projekti do të jetë edhe Luana Vjollca dhe Blendi Fevziu, një dyshe kjo ende e pa konfirmuar. Ditën e sotme zbuluam emra të rinj të kastit dhe bëhet fjalë sërish për personazhe nga bota e showbiz-it.

Sara Kolami dhe Belona Qereti do të jenë pjesë e kastit të aktorevë të filmit “Falco”. Këtë e ka zbuluar vetë Sara e cila ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ disa foto dhe video gjatë xhirimeve. Krahas tyre duket edhe modelja amerikane e fitness-it Nadge Djebayi. Për vajzat sot kanë qenë xhirimet e para dhe mesa duket gjithçka ka nisur “me këmbë të mbarë”.

Nisur nga këta emra, kasti i aktorëve të “Falco” duke mjaft interesant dhe i mbushur me surpriza. Ne na mbetet të presim për ta zbuluar të plotë./News31


Një kast aktorësh i përbërë nga personazhet e showbiz-it, zbulohen detaje të reja nga filmi i Bes Kallakut

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format