Një intervistë për fuqinë e pashtershme të gruas, Luana imazh i revistës së njohur


Luana Vjollca ka qenë fytyra e radhës e revistës Globalwoman.co, një revistë që theksin e vë në fuqizimin e vajzave dhe grave në të gjithë botën.

Dhe mesa duket Luana është përzgjedhur si një nga vajzat shqiptare më të  suksseshme dhe që me karrierën e saj frymëzon një pjesë të mirë të fansave.

E deklaruar gjithnjë një feministe, Luana në këtë intervistë ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj, mënyra si e ka ndërtuar karrierën  dhe mesazhin për të gjitha vajzat në botë që synojnë televizionin.

Pikërisht për këtë, ajo është pyetur sesi e ka nisur karrierën dhe sa e vështirë ka qenë për të.

Ju jeni sot një grua në karrierë, shumë e famshme dhe model për vajzat e reja në vendin tuaj.  Kur shikoni mbrapa, si e kujtoni fillimin e karrierës tuaj, cilat ishin sfidat dhe vështirësitë me të cilat jeni përballur?

Ka pasur shumë;  Më duhet të kthehem 13 vjet më parë, kur isha 15 vjeç, dhe fillova të punoja në Top Channel. Në atë kohë, fillova si balerinë në një emision investigativ. Ju e dini se zakonisht velinat nëpër emisione investigative paragjykohen dhe mendohen vetëm si vajza të bukura.  Unë e ndryshova këtë paragjykim dhe kërkova që të kishim të drejtë të flisnim,  kështu për herë të parë u vendosën mikrofonët për ne dhe  kur kishim dicka për të thënë, ishim të lira ta bënim.  Dhe që nga ajo kohë nuk ndalova kurrë së foluri (Hahaha).  Pastaj prezantova një program moti dhe prej andej, fillova të moderoj në shfaqje të mëdha, natyrisht, pa gazetari ose shkollë aktrimi pasi në atë kohë kam ndjekur studimet e ekonomisë.  Lidhja me kamerën dhe artikulimi im nuk ka qenë gjithmonë me mua, por unë jam e lumtur dhe them e bindur dhe mbase pa modesti, se kam arritur t’i bëj të gjitha.


Cfarë këshillash do t’u ofronit vajzave dhe grave kudo që të jenë? Si mund të kenë një karrierë në televizion dhe t’i bëjnë realitetet ëndrrat e tyre?

Asnjëherë mos hiqni dorë Sigurisht që ato që unë gjithmonë them dhe thashë më lart për të punuar janë shumë të vërteta, sepse asgjë nuk është e pamundur. Sa për televizionin, shpesh dëgjohet dhe thuhet se funksionon në një “mënyrë të ndyrë”. Po le të jemi të sinqerte, është plotësisht e pavërtetë. Jam rritur në televizion, kam karrierë 13-vjeçare në televizion, por kurrë nuk kam hasur në situata të tilla. A është kjo mënyra që unë zgjodha? Absolutisht po, sepse gjithmonë kam preferuar që të mbaroj punën dhe të shkoj në shtëpi me motrën time, me siguri ndryshe nga pjesa tjetër e kolegëve që preferuan të dilnin me njëri-tjetrin etj. zgjedhja juaj Ju vendosni si shkon!

Luana e dha qartë mesazhin e saj, mbetet vetëm ta dëgjoni! /News31.al/

Një intervistë për fuqinë e pashtershme të gruas, Luana imazh i revistës së njohur

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format