“Një herë në jetë” mund të ndodhë që Dafina të publikojë këngë në karantinë


Në mënyrë që këto ditë të vështira t´i përballoni sa më lehtë dhe pse jo, të keni muzikë të re për të dëgjuar e kërcyer, këngëtarët shqiptarë kanë vendosur që projektet e planifkuara për t´i publikuar mos t´i shtyjnë apo anullojnë. Kështu ka ndodhur me Majk, Ledri Vulën, Luana Vjollcën dhe tani me Dafina Zeqirin.

Në bashkëpunim me artistin Cricket, që mund ta njihni si djalin që hitet e vjetra shqiptare i bëri sërish hite në versionet moderne, Dafina vjen me “Një herë në jetë”. Sigurisht, për herë të parë dhe shpresojmë të fundit, ajo publikon një këngë në kohë karantine, por padyshim nuk është hera e parë që i këndon dashurisë.

Më saktë i drejtohet dashurisë së saj, që këtë herë të vetme në jetë të tregohet i sinqertë për ndjenjat, ndërkohë që tingujt e muzikës së Cricket të çojnë në gjendje të ndryshme përgjatë këngës. I thjeshtë por i veçantë është dhe videoklipi, ku si rrallë herë Dafina shfaqet e vetme, gjithë kohën duke kërcyer, me look-un sigurisht ndryshe nga herët e tjera.

Një herë në jetë ndodh që Dafina të publikojë këngë në karantinë, por edhe këtë herë është hit.
/News31.al

“Një herë në jetë” mund të ndodhë që Dafina të publikojë këngë në karantinë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in