Një gjë është e sigurt, si bashkëpunimi i Kleonikit dhe Alban Ramosajt nuk kemi dëgjuar më parë


Shën Valentini ishte një ditë e ngarkuar për disa prej këngëtarëve shqiptarë, pasi jo vetëm festuan por e zgjodhën 14 shkurtin për të publikuar projektet e tyre të reja.

Capital T, Alban Skënderaj apo Mozzik vazhduan traditën e publikimit së hiteve, megjithatë vëmendjen tonë e të publikut e mori kënga e parë e modeles KleoNiki Delijorgji (të cilën në rrjetet sociale mund ta keni njohur dhe si Nikki) në bashkëpunim me Alban Ramosajn.

Ky projekt muzikor ishte paralajmëruar muaj më parë, madje artistët e kishin cilësuar si fëmijën e tyre, që do të vinte në jetë më 14 shkurt dhe na lejoni t’ju themi që pasi e dëgjon është pikërisht ashtu, një fëmijë artistik i dy këngëtarëve që nuk janë dhe aq në “normalen” e tregut muzikor shqiptar.

Teksti i “Unity” është i gjithi në anglisht me fjalët që shkojnë e vijnë rreth një mesazhi dhe ideje, dashurisë së pakushtëzuar që mund të vijë nga energjia e njerëzve. Melodia dhe ritmi i këngës janë në përpjestim të drejtë me tekstin, me një “vibe” qetësues dhe hera herës të fortë, ndërkohë që koncepti i videoklipit, për të cilin është kujdesur vetë Kleoniki (ndoshta me pak ndihmë nga Albani sepse e dimë sa dëshirë ka ai të përfshihet në regji), është ai i i një ëndrre mes Tokës dhe Galaksisë.

Pra ja ku e keni, “Unity” është sa komplekse aq dhe me një mesazh të thjeshtë, sa më shumë dashuri mes njëri-tjetrit. Një bashkëpunim që nuk e kemi dëgjuar më parë në tregn muzikor shqiptar…

p.s. S’e dimë nëse Albanit do t’i realizohet ndonjëherë deshira për të bashkëpunuar me Lana Del Rey-n, por nëse jo, të paktën ka qenë pjesë e “Unity”, zëre se ka qenë në një projekt të saj. /News31.al


Një gjë është e sigurt, si bashkëpunimi i Kleonikit dhe Alban Ramosajt nuk kemi dëgjuar më parë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in