Një fustan për dy evente, Bora Zemani sapo na tregoi që nuk e ka aspak problem të vishet njësoj


Gjatë fundjavës, disa nga personazhet e famshëm të ekranit ishin të ftuarit special në sfilatën e “Class”. Nga këngëtarët e deri tek moderatorët, vajzat e famshme në veçanti u komentuan shumë për paraqitjen e tyre.

Një ndër të ftuarat ishte edhe Bora Zemani, veshur me një fustan të zi ngjitur pas trupit me njërën shpatull të zbuluar. Me flokët e krehura për nga pas, një ‘look’ i tillë na u duk jo pak i njohur.

Disa javë më parë, Bora ka qenë pjesë e panelit në emisionin ‘Opinion’, ku ka zgjedhur të preazantohet me po të njejtin fustan e model flokësh. Ndryshe ky format, ku shihet me grim më të rënduar tek sytë e buzëkuq të çelur, këtë herë Zemani ka zgjedhur thjeshtësinë, duke theksuar vetëm të kuqen tek buzët.

Një zgjedhje e rrallë ndër personazhet shqiptarë, por duket se Bora nuk e ka aspak problem, dhe jo më kot. Dukesha e Kembrixhit bëhet shpesh kryefjala e artikujve për VIP-at, vetëm nga paraqitja me të njejtin fustan për dy ose më shumë evente.

Modeli me njërën shpatull të zbuluar duket të jetë i preferuari i Borës, pasi edhe në veshje të ndryshme moderatorja e ka përzgjedhur këtë detaj në stil. Dhe i përshtatet më së miri, apo jo? /News31.al

Një fustan për dy evente, Bora Zemani sapo na tregoi që nuk e ka aspak problem të vishet njësoj

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format