Ngjashmëri e “frikshme” me Messi-n, i riu mashtroi 23 vajza për të kryer mardhënie seksuale me to


Shikoni pak fotot e mëposhtme dhe na thoni emrin e personit në foto!

 

Me siguri të gjithë menduat se është ylli i fushës së blertë, argjentinasi Lionel Messi, por në fakt jo! Personi që shini në foto është një djalë i ri iranian i quajtur Reza Parastesh dhe ka një ngjashmëri të “frikshme” me futbollistin. Madje në vendin e tij ai quhet “Messi Iranian”.

E kjo ngjashmëri mes tyre, së fundmi i ka hapur probleme jo të vogla Parastesh. Sipas lajmeve që qarkullojnë, i riu ka mashtruar 23 vajza të reja duke u shtirur si Messi e më pas duke kryer mardhënie seksuale me to. Sipas mediave, i riu është akuzuar për abuzim seskual nga vajzat.

Pas këtyre lajmeve ka reguar vetë Reza në ‘Instagram’ duke i mohuar ato në mënyrë kategorike.

“Ju lutem mos luani me reputacionin dhe besueshmërinë e njerëzve. Nëse lajmi do të kishte qenë i vërtetë, unë do të kisha shkuar në burg, besomëni. Tashmë do bëj gjithçka për të luftuar në mënyrë ligjore në mënyrë që të mos baltoset emri im”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Ngjashmëria me Messin ka bërë që i riu iranian të përmirësojë jetesën e tij, duke u bërë model dhe imazh për disa kompani. Pak javë më parë në një intervistë ai deklaroi se, ëndrra e tij është që të takoj Messi-n e vërtetë.

Kam tentuar shumë herë, por nuk ia kam dalë. Mendoj se ka dëgjuar të flitet për mua”, u shpreh iraniani.

Ndërkohë priten informacione të reja për rastin e akuzave të ngritura ndaj tij./News31

Majtas Reza Parastesh & djathtas Lionles Messi
Majtas Reza Parastesh & djathtas Lionles Messi
Reza Parastesh
Lionel Messi

 


Ngjashmëri e “frikshme” me Messi-n, i riu mashtroi 23 vajza për të kryer mardhënie seksuale me to

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format