Nga Olta Marku/ Si ta shpjegojmë tek fëmijët situatën e Koronavirusit


Bota po përballet me pandeminë e Covid-19. Ne si të rritur arrijmë ta perceptojmë dhe studiojmë situatën të cilën po i ka vënë të gjithë në vështirësi. Ne jemi te ndërgjegjshëm për rregullat që duhet te zbatojmë dhe për pasojat që sjell ky virus. Fëmijët jane ata që nuk e kuptojnë këtë situatë, por ato arrijnë të shohin mërzinë dhe frikën e prindërve.
Çdo prind këto ditë është perballur me pyetje të ndryshme nga të vegjelit e tyre si për shembull: Përse ne po qëndrojmë në shtëpi? Pse nuk shkojmë në kopsht/shkollë? Pse nuk dalim të luajmë me shokët në park? Pse ju nuk shkoni në punë? Çfarë është Koronavirusi që jep televizori? Keshilla e parë që duhet të vihet në zbatim është që duhet te shmangni televizionet që japin këto informacione kur jeni në prani të fëmijëve. Ata në televizione duhet të shohin sa më shumë filma vizatimorë dhe programe për moshën e tyre. Fëmijët bëjnë pyetje dhe pyetjet e tyre nuk duhet të injorohen pasi është shumë e rëndësishme që të marrin përgjigje. Fëmijët janë ata të cilët nuk duhet të ndjejnë ankth apo frikë. Duhet t‘i mbajmë sa më larg frikës së kësaj situate. Përjetimet e tyre emocionale janë më të rëndësishmet. Mos shfaqni panik, ankth, frikë, tension në pranimë e tyre. Jini të buzëqeshur dhe shijojeni periudhën që po kaloni me ta, duke i treguar dashurinë dhe kujdesin maksimal ndaj tyre. Shpjegoje situatën në të cilën ndodhemi duke ju pergjigjur pyetjeve të tyre ne mënyra nga më të ndryshmet, që ata të te kuptojnë aq sa duhet për moshën e tyre. Nëpërmjet lojërave dhe vizatimeve është një mënyrë e mirë pasi fëmija dhe zbavitet dhe merr përgjigjet e pyetjeve që bën. Mund t´ju jepet përgjigje pyetjeve të tyre kureshtare dhe nëpërmjet krijimit të një historie si për shembull: ” Një mikrob i vogël u krijua në një vend te botës. Ky mikrob u rrit dhe u bë i madh. Ai mori dhe emrin Koronavirus sic ti e ke dëgjuar. Ky mikrob është i padukshëm. Ne nuk e shohim atë. Por ai është një mikrob shumë i keq qe do të luftojë me njerëzit. Ai ka filluar të udhetojë në të gjithë botën me makinën e tij të padukshme. Tek njerezit që nuk mbajnë pastër rrobat, nuk lajnë duart, peshtyjnë në rruge, ky virus hyn në trupin e tyre dhe i sëmur ato. Prandaj ne rrimë në shtëpi, nuk ikim në shkollë sepse ne nuk e dimë nëse shokët tanë i kanë mbajtur rregullat e pastërtisë. Nëse ata nuk i mbajnë rregullat e pastërtisë e marrin mikrobin dhe nëse ne qëdrojmë me ta, mund të na e ngjisin. Ne kemi mësuar se gjithmonë duhet të kujdesemi për veten, duhet të veshim rroba të pastra, duhet te lajmë duart sa herë që prekim dicka, duhet të lajmë dhëmbët, kur teshtijmë apo kollitemi duhet ta bëjmë me një shami përpara dhe më pas ta hedhim në koshin e plehrave. Mikrobi shkon tek njerëzit që nuk mbajnë pastër veten dhe ambientin. Prandaj të gjithë bashkë duhet të ndjekim rregullat e pastërtisë që virusi të zhduket përgjithmonë. Ne do rrimë në shtëpi, do mbajmë pastër veten dhe mikrobi kur të shohë se ne jemi të pastër do ikë për të mos u kthyer më. Ne do kënaqemi në shtepi bashkë dhe kur të ikë mikrobi do kthehemi në shkollë dhe do dalim të luajmë në park.” Shpjegojani situatën me fjalët më të thjeshta.

Bëjeni të ndjejë emocione pozitive dhe të kalojnë bukur, ngrohtë dhe të zbaviten në periudhën e qëndrimit në shtëpi. Angazhojini ata me vizatime, lexim, shkrim dhe argëtojini me lojëra të ndryshme. Kthejeni shtepinë tuaj në një park lojrash ku ai të mos e ndjejë mungesën e lojërave jashtë shtepisë. Behu shok me të dhe luani bashkë, që ai mos e ndjejë mungesën e miqve. Organizo një orar kinemaje ku ai te shohë filma vizatimorë, shpjegoi shumë shpesh rregullat e pastërtisë dhe edukojeni qe t´i zbatojnë gjithmonë.

Duke ruajtur qetesinë dhe duke mos përhapur panic, do të jemi më optimistë për kalimin e kësaj situate.
Olta Marku, psikologe.
/News31.al


Nga Olta Marku/ Si ta shpjegojmë tek fëmijët situatën e Koronavirusit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in