Nga lidhja e saj deri tek planet për fëmijë, Rihanna flet për herë të parë mbi jetën private


Prej disa javësh, Rihanna ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes së saj me miliarderin Hassan Jameel. Lidhja e tyre duket më e fortë se kurre dhe madje çifti aludohen edhe për një fejesë apo martesë të mundshme shumë shpejt.

Rihanna është një nga ato artiste e cila gjithmonë ka preferuar që jetën private ta mbajë sa më larg mdiave. Ajo asnjëherë nuk ka komentuar lajmet që bëhen mbi të, e aq më tepër nuk ka folur për romancat e saj. Por duket se më në fund “akulli u thye”.

Si rrallëherë, këngëtarja ka dhënë një intervistë për revistën “Interview” ku ka folur gjatë rreth karrierës dhe jetës personale, ku ka pranuar se aktualisht është e dashuruar.

Por a ka në plan ajo të martohet së shpejti?

Pas heshti për disa sekonda, artistja u shpreh:

 “Vetëm Zoti e di këtë gjë. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh, apo jo?”

Ajo ka shtuar se dëshira më e madhe e saj është të bëhet nënë dhe lidhja me Jameel është një ndër gjërat që i ka ndryshuar balancën mes jetës dhe punës.

“Dy vitet e fundit kam kuptuar se duhej të krijoja më shumë kohë për veten time, sepse kjo ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin mendor. Nëse nuk je i lumtur nuk do të jesh i lumtur edhe nëse bën gjëra që ty të pëlqen t’i bësh. Do të dukej si një detyrim dhe unë nuk dua që puna të duket si detyrim. Karriera ime është qëllimi im dhe nuk duhet të duket si asgjë tjetër përveçse si një vend i lumtur. Unë kam nisur një marrëdhënie dhe kjo ka rëndësi për mua. Ashtu siç ushqej biznesin tim, duhej ta ushqej edhe këtë gjë. Do t’i lë të gjitha gjërat për dy ditë ose tre ditë. Tani në kalendarin tim ka një ‘P’ që do të thotë ditë personale. Kjo është një gjë e re”, ka përfunduar Rihanna./News31


Nga lidhja e saj deri tek planet për fëmijë, Rihanna flet për herë të parë mbi jetën private

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format