Nesër fillon mësimi pjesërisht, shtyhet data e nisjes në Tiranë, Durrës, Kurbin, Vorë


Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini lajmëroi se ditën e nesërme, mësimi do të nisë pjesërisht në ato shkolla të cilat rezultojnë të sigurta.

Ndonëse u tha se mësimi do të nisë më 5 dhjetor, në një konferencë për mediat, ministrja Shahini u shpreh se është vendosur që mësimi të nisë më datën 9 dhjetor, ditën e hënë, dhe se Dita e Rinisë nuk do bëhet pushim, kjo për të rikuperuar orët e humbura të mësimit.

Në bashkinë Tiranë, përvec fshatit Pezë që shkolla ka dalë jashtë funksionit, në Tiranë kemi disa shkolla që kanë dëme mesatare dhe aty mësimi rifillon me 9 dhjetor. Për kopshtet dhe shkollat private të hënën nxora urdhër që kopshtet duhet të marrin një konfirmim para se të rihapen, të kemi konfirmim nga instituti që ka bëre vlerësimin e shkollave të tjera, që të jemi të sigurt. Për të gjitha shkollat publike që rrezikojnë mos hapen as më 9 dhjetor do i cojmë në shkollat pritëse, për këtë kemi siguruar transport dhe kemi ndarë e buxhetin”,-u shpreh ministrja./News31.al

Nesër fillon mësimi pjesërisht, shtyhet data e nisjes në Tiranë, Durrës, Kurbin, Vorë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format