Nëse keni këtë sistem në telefon, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari


WhatsApp ka njoftuar se në disa telefona nuk do të funksionojë më si aplikacion.

WhatsApp, kompania që është në pronësi të Facebook, ka konfirmuar se do të heqë përdorimin e saj prej datës 31 Dhjetor 2019 për celularët me sistem operativ Windows.

Në këtë listë përfshihen edhe telefonat me sistem operativ Android 2.3.7 dhe platforma IOS 7 në iPhone. Por në këto dy të fundit, WhatsApp nuk do të ndalojë së funksionuari këtë muaj, por duke filluar nga 1 Shkurti 2020.

Kjo kompani thotë se kushdo që përdor këto telefona të vjetër nuk do të kenë më mundësi të përdorin aplikacionin./News31.al

Nëse keni këtë sistem në telefon, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in