Nëse ende nuk e keni gjetur këngën e dasmës tuaj, Flori Mumajesi sapo bëri kolonën zanore të dashurisë


Ishte vetë Flori ai që bëri të ditur pak ditë më parë se së shpejti do të publikonte këngën e re “Thjesht të du”. ‘Mezi pres ta këndoj në dasmën time’, u shpreh Mumajesi e nuk paska patur faj.

Një dedikim origjinal për dashurinë, me vargje kushtuar ‘të duhurës’, e natyrisht kënga ideale për shumë çifte në ditën e madhe. Si gjithmonë me tekste të gjetura, Flori është siguruar të sjellë një tjetër projekt që do të mbahet mend gjatë. Klipi i këngës është realizuar nga bashkimi i disa videove të dasmës së dy miqve të këngëtarit, event në të cilin ka qenë edhe vetë prezent.

Kjo e premte nuk mund të mbyllej më me ndjenjë se kaq e për të gjithë romantikët që do e dëgjojnë këngën tani, dijeni se Flori ju ka ‘borxh’ ca lot… /News31.al

Nëse ende nuk e keni gjetur këngën e dasmës tuaj, Flori Mumajesi sapo bëri kolonën zanore të dashurisë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format