Nëna e Pep Guardiola-s ndërron jetë nga koronavirusi


Klubi i Manchester City-t ka njoftuar pak minuta më parë se mamaja e trajnerit Pep Guardiola ka ndërruar jetë nga koronavirusi në moshën 82-vjeçare. Me anë të një njoftimi në Twitter, klubi i futbollit thotë:

Familja e Manchester City-t me shumë dhimbje ju njofton se nëna e Pep Gaurdiolas, Dolor Sala Carrio, ka ndërruar jetë në Barcelonë, pasi rezultoi pozitive me koronavirus. Ajo ishte 82-vjeç. Të gjithë ne jemi pranë Pep dhe familjes së tij në këtë kohë të vështirë.

Dolors ishte bashkëshortja e babait të trajnerit të City-t dhe mamaja e 3 fëmijëve të tjerë.

Muajin e kaluar Guardiola dhuroi 920 mijë paund për një fondacion në Barcelonë, ”Angel Soler Dainel Foundation”, i cili është i lidhur me Universitetin e Mjekësisë në atë qytet, për t´i ndihmuar në luftën kundër virusit vdekjeprurës. /News31.al

Nëna e Pep Guardiola-s ndërron jetë nga koronavirusi

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in