Në puntatën e saj të fundit, Ori Nebiaj paralajmëron ndryshime në “Wake Up” për sezonin e ardhshëm


Siç e keni parë nga spoti në Top Channel, më 15 korrik nis transmetimin emisioni veror “Pushime on Top” me Ori Nebiajn dhe Flori Gjinin të cilët për një muaj frekuentojnë vendet më turistike të Shqipërisë si dhe realizojnë intervista me personazhet VIP kudo ku ata janë duke pushuar.

Duke qenë e angazhuar atje, Orit i është dashur ta mbyllë sot puntatën e fundit në emisionin e mëngjesit në ‘Wake Up’ dhe fill pas përfundimit, ajo ka postuar një foto shumë të bukur krah Islit ku tregohet falenderuese për të gjithë ekipin që punon për këtë emision dhe energjinë e mirë që i falin.

Në fund të asaj çka shkruan duket se Ori ka zbuluar edhe një detaj të këndshëm për sezonin që vjen pasi shprehet se së shpejti do të jenë më gjatë në transmetim ‘live’ çka na bën të besojmë se ndoshta do të kemi një zgjerim të formatit të Wake Up edhe më tepër.

Nuk kemi ende detaje të tjera por me sa Ori tregoi tashmë jemi vërtetë kuriozë! Shtatori vjen shpejt…/News31.al


Në puntatën e saj të fundit, Ori Nebiaj paralajmëron ndryshime në “Wake Up” për sezonin e ardhshëm

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format