Në prag të Panairit të Librit, Elia Zaharia Zogu zbulon disa detaje lidhur me “Trëndafili i Bardhë”


Një nga personazhet e njohur që këtë vit do të prezantohen si autorë në Panairin e Librit do të jetë edhe Elia Zaharia Zogu. Dedikuar lexuesve të vegjël, Elia do të sjellë një përrallë origjinale për të cilën, siç zbulon vetë ajo, ka punuar intesivisht për më shumë se dy vite.

“Trëndafili i Bardhë” është historia e Mbretëreshës Geraldine, e përshtatur për fëmijë dhe shoqëruar me ilustrime të punuara enkas për këtë përrallë. Ditën e sotme, Elia na ka prezantuar më shumë me botimin, që pritet të jetë në stendat e panairit. “Mezi pres të takohemi në Panairin e Librit! Shpresoj shumë që përralla ime të arrijë në zemrat tuaja”, ka shkruar Elia në postimin në Instagram, ku shihet jo pak nga botimi. Dy ditë më parë, ajo theksoi se kjo është një punë e bërë me shumë dashuri, mes hulumtimesh të kujtimeve të shkruara të Mbretëreshës Geraldine, fotove të saj, si dhe historive të treguara nga Princ Leka, i cili u rrit nën përkujdesjen e kësaj figure.

Data 13 nëntor nis dhe fillimin e panairit, i cili këtë vit sjell më pranë lexuesve shumë personazhe të njohur, si dhe botime të reja, enkas për adhuruesit e letërsisë. /News31.al

Në prag të Panairit të Librit, Elia Zaharia Zogu zbulon disa detaje lidhur me “Trëndafili i Bardhë”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format