Në një rrëfim për jetën e tij, Samir Mane tregon se si nga një shitës televizorësh u kthye në njeriun më të pasur në Shqipëri


Pasditen e sotme i ftuar në “Pushime on Top” ishte sipëmarrësi shqiptar Samir Mane. Përballë Ori Nebiajt, Mane foli gjatë për jetën e tij, pasionet, dëshirat si dhe historinë frymëzuese se si arriti të kthehej në  biznesmenin më të suksesshëm në Shqipëri.

Ai tregoi se si nga një shitës televizorësh sot kompanitë e tij kanë rreth 5500 të punësuar. Rrugëtimi ka qenë i gjatë dhe me shumë pengesa, por sot ai është njeriu më i pasur në Shqipëri, aspiratat e së cilit janë bizneset internacionale.

Në këtë rrugëtim kaq të gjatë, a ka ndonjë vendim i cili do ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve nëse Mane nuk do e kishte marrë? Lidhur me këtë ai tregoi që prej disa vitesh tregohet tejet i kujdesshëm me vendimet që merr.

“Në fillimet e mia ka pasur plot raste të tilla, por më pas çdo gjë ka marrë rrjedhën e vet graduale dhe s’do ndryshoja asgjë nga 25 vite më parë deri tani.”

Por sa është paraja e rëndësishme në jetën e tij?

“Paraja te unë ka ardhur rastësisht nderkohë që punoja dhe është rritur në menyrë graduale. Paraja është e rëndesishme, por kur arrin në një fazë si puna ime, më e rëndesishme është vlera që ti krijon me paranë për njerëzit.”

Gjatë bisedës, Mane u ndal edhe tek familja, e sidomos fëmijët. Ai tregoi që edhe pse fatmirësisht kanë një ekonomi të mirë, fëmijët kanë limitet e tyre.

“Ata patjetër kanë limitet e veta. Unë kam lexuar për këtë punë dhe mendoj që kanë limitet e mjaftueshme për shpenzime. Sot kam më shumë kohë të rri me ta sepse strukturat e mia punojnë dhe vetëm të menaxhuara nga 5500 njerëz të punesuar.”

E teksa vitet kalojnë, a e ke menduar Mane daljen në pensionin? Duket se as që e ka ndërmend.

“Nuk besoj se do dal në pension pasi jeta ime është e lidhur me biznesin. Unë do vazhdoj të merrem me këtë punë pasi adrenalina është e madhe.”

Në përfundim, sipërmarrësi tregoi dhe ëndrrën e tij më të madhe të cilën sot e ka realizuar.

“Ka gjithmonë ëndrra dhe sot është pozicioni im dhe ndikimi im në rajon dhe ndërkombëtarisht. Ky është qëllimi im final për tu plotësuar”./News31


Në një rrëfim për jetën e tij, Samir Mane tregon se si nga një shitës televizorësh u kthye në njeriun më të pasur në Shqipëri

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format