Në eventin e rëndësishëm të premierës së “Maleficent”, Bebe Rexha u vesh nga një stiliste shqiptare


Disa ditë më parë të gjithë u ndjemë krenarë pasi stilisti Valdrin Sahiti arriti të vishte artisten Cardi B. Sigurisht ky sukses jo i vogël mori jehonë në mediat shqiptare shumë shpejt.

Ndërkohë një tjetër artiste nga Kosova mund të bëhet pjesë e tregut ndërkombëtar të modës. Dona Matoshi ka stiluar fustanin e Bebe Rexhës në premierën e filmit “Maleficent” vazhdim i atij të 2014-ës. Kujtojmë se në Tapetin e Kuq, Bebe pati mundësinë të takonte edhe idhullin e saj, Angelina Jolie.

Dona Matoshi nuk është një emër i panjohur në Kosovë e Shqipëri sepse ka veshur edhe artistë të tjerë. Fill pasi Bebe ka postuar fotot e saj, artistët shqiptarë kanë nisur të urojnë Donën për këtë hap të rëndësishëm në karrierrën e saj.

Urime! /News31.al


Në eventin e rëndësishëm të premierës së “Maleficent”, Bebe Rexha u vesh nga një stiliste shqiptare

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in