Në ditën e lindjes së Ergit, Barbana Dini publikon këngën e tyre të lënë përgjysëm


Ndarja nga jeta e këngëtarit Ergi Dinit në nëntor të vitit 2016, shkaktoi dhimbje të madhe për familjen dhe njerëzit e dashur të tij. Ajo e cila e ka rikujtuar shpesh këngëtarin në foto apo video ka qënë motra e tij, po ashtu këngëtare, Barbara Dini.

Nesër është ditëlindja e Ergit dhe në kuadër të kësaj dite, Barbara, ka vendosur ‘ta rikthejë’ në muzikë për herë të fundit. Ajo ka çuar në fund, një ndër këngët që artisti kishte lënë në gjysmë dhe do ta publikojë ditën e nesërme.

Barbara ka lajmëruar publikimin e këngës me anë të një video në Instagram.

“Nesër, me 15 tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Nesër, së bashku me ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen ‘Ku je’”, shkruan Barbara, shoqëruar me një pjesë nga klipi./News31.al


Në ditën e lindjes së Ergit, Barbana Dini publikon këngën e tyre të lënë përgjysëm

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format