Ndryshoi orën e koncertit, Madonna hidhet në gjyq


Këngëtarja me famë botërore, Madonna do duhet të përballet me gjykatën pasi një fans e ka hedhur në gjyq.

Ylli i popit ndryshoi orën e fillimit të një koncerti në Miami, duke e zhvendosur nga ora 8:30 në 10:30 të mbrëmjes.

Procedimi gjyqësor vjen pasi fansat në të gjithë vendin janë zemëruar për vonesat e shumta që Madonna bën. Të shtunën, ajo doli në skenë në Las Vegas duke thënë: “Një mbretëreshë nuk është vonë.”

Nate Hollander, fansi i cili paraqiti padinë në gjykatën e Miami javën e kaluar, pretendon se ai bleu tre bileta për gjithsej 1,024,95 dollarë për të parë turneun e saj në “Madame X” në Miami Beach Fillmore më 17 dhjetor. Por muaj pas bleu biletat, Live Nation ndryshoi kohën e fillimit të shfaqjes, duke e bërë tepër vonë që Hollander të merrte pjesë në të.

Padia pretendon se Madonna ka një reputacion për të filluar koncertet e saj me vonesë, dhe se shfaqja hapëse e turneut “Madame X” fillon 2 orë me vonesë./News31.al

 

Ndryshoi orën e koncertit, Madonna hidhet në gjyq

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format