Ministria e Shëndetësisë e konfirmon, ndërron jetë mjeku i njohur hematolog, viktima e parë nga bluzat e bardha si pasojë e Covid-19


Ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv si pasojë e Covid-19, mjeku i njohur Arjan Pushi. Mjeku hematolog, njëkohësisht edhe profesor i fakultetit të Mjekësisë, prej disa ditësh ishte i shtruar në këtë spital, i intubuar. Lajmi u konfimua nga Ministria e Shëndetësisë, pas raportimit që shkaktoi dje paqartësi.

Arjan Pushi është viktima e parë e Covid-19 nga radhët e bluzave të bardha në vendin tonë. Numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit shkon në 63.

Njoftimi i plotë i MSH:

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID-19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

/News31.al


Ministria e Shëndetësisë e konfirmon, ndërron jetë mjeku i njohur hematolog, viktima e parë nga bluzat e bardha si pasojë e Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in