Ndërron jetë 67-vjeçari, viktima e dhjetë nga Covid-19 në vend


Mëngjesin e sotëm një 67-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Pacienti ndodhej prej 10 ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa prej katër ditësh i ishte nënshtruar trajtimit intensiv. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar orët e fundit.

67-vjeçari vuante nga hipertensioni dhe pavarësisht mundimit të mjekëve, ai nuk ia ka dalë të mbijetojë. I ndjeri është viktima e dhjetë nga koronavirusi në vendin tonë. /News31.al


Ndërron jetë 67-vjeçari, viktima e dhjetë nga Covid-19 në vend

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in