Ndahet nga jeta mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi


Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi. Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë dhe u shua në shtëpinë e tij në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. TKOB i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe spektatorëve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi.

Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tirane. Ai ishte kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke shkëlqyer veçanërisht në vallet e njohura si “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”. Zekthi ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dijon-it në Francë në vitin 1970.

Folku shqiptar dhe etnosi, një ndër traditat më të papërsëritshme në historinë e përfaqësimit të identitetit tonë kombëtar në botë, nuk kanë kuptim me asgjë tjetër vetëm me “Vallen e shqipes”, apo “Festë të madhe ka sot Shqipëria”. Dhe vallja popullore, si traditë dhe vlerë kombëtare shqiptare, nuk mund të kuptohet pa përfaqësuesin e saj më të spikatur, Besim Zekthi.

Gjatë gjithë karrierës së tij shumë vjeçare, Zekthi është nderuar me çmime pafund, duke e motivuar në marrjen e iniciativës për vazhdimin e kësaj tradite që fatkeqësisht vitet e fundit nuk ka më vëmendjen e dikurshme. Në vitin 2008, Besim Zekthi krijoi një aktivitet ku dominoi krijmtaria e tij koreografike, përfshi këtu ekzekutimin e të gjitha valleve që i dhanë famë dhe vlerësim përtej kufijve.

/News31.al

 

 


Ndahet nga jeta mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in