Mozzik synon tregun ndërkombëtar, zbulon detajet e para të këngës së re


“Edhe ti” është bashkëpunimi muzikor që e riktheu fuqishëm Mozzik në tregun muzikor shqiptar. Kënga po pëlqehet shumë nga publiku madje ka kaluar shifrën e 7 milionë klikimeve në “YouTube”.

Mirëpo duket se Mozzik ka synime të tjera: të hyjë në tregun ndërkombëtar, saktësisht në atë gjerman aty ku Loredana po korr shumë sukses.

Reperi ka paralajmëruar se me datën 14 shkurt, pikërisht në ditën e Shën Valentinit do publikojë projektin e ri në gjuhën gjermane që do jetë 5 minuta i gjatë.

Mozzik nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këngën, titullin apo nëse do jetë këngë dashurie. Na mbetet të presim edhe pak ditë për ta zbuluar./News31.al

Mozzik synon tregun ndërkombëtar, zbulon detajet e para të këngës së re

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in