Në albumin e ri, Mozzik u sigurua të përmendte dhe Loredanën


Mozzik ka publikuar albumin e tij të ri “MOZZART” ditën e sotme. Përveç këngëve të publikuara më parë, pjesë e tij janë dhe bashkëpunimi i ri me Kidën, si dhe ai me Getinjon. Dhe si kënga më speciale, mbetet ajo që ai i ka dedikuar të bijës, Hana.

Një dedikim dashurie prindërore, në të cilin Mozzik u sigurua të përmendte dhe Loredanën. Kënga fillon me rrëfimin e momentit kur morën vesh që do të bëheshin prindër dhe emocionet që përjetuan:

“Fillun do net, Sun flejsha pi maraki Se nana jote, kishke dhimbje barku. Thojsha me t’gjet najsen vetes s’ja fali. Qëllum n’Dusseldorf, se disha as ku o spitali “Mozz, shum bre barki pom rrin i frym” Shtriju jet qetsohu, e merr mir shum frym Kur jena bashk s’mujna me kon t’thym Kur jena bashk funksionojna sikur rrym Shkum n’barnatore sum kallxoj as qka ka ble Ja lexova ftyren, ja nisi tu u zbeh Tu mos menu isha kon Dul pi banjo Lori, m’tregoj qe osht shtatzon Dyt tu kajt tu mos dit hiq qa ndrroj Perendia na dhuroj e na gzoj.”

Pavarësisht marrëdhënies që ata kanë tani, duket se Hana do të mbetet gjithnjë pika e tyre lidhëse më e fortë.

/News31.al


Në albumin e ri, Mozzik u sigurua të përmendte dhe Loredanën

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in