Monika Kryemadhi flet për herë të parë mbi operacionin e kryer: “Kisha kancer prej 5 vitesh”


Rreth një muaj më parë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi përmes një postimi në ‘Facebook’ tregoi se kishte kryer një operacion të vështirë, i cili fatmirësisht kishte përfunduar me sukses. Kryemadhi e mbylli me kaq sqarimin e saj duke mos dashur të japë më tepër detaje. Në atë moment aludimet qenë të menjëhershme dhe nga më të ndryshmet.  Por së fundmi, Monika vendosi të zbulojë gjithçka.

Për herë të parë Kryetarja e LSI ka treguar se prej 5 vitesh vuante nga kanceri në qafën e mitrës dhe doktorët i kishin rekomanduar ndërhyrje të menjëhershme. Ajo tregoi se operacioni kushtoi 6500 euro, që sipas saj është më lirë sesa në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Kjo javë”, Kryemadhi ka dhënë edhe një mesazh për vajzat shqiptare të cilat duhet të kontrollohen herë pas here, pasi mjekësia nuk është të kurosh, por të parandalosh.

“Ndihem shumë mirë falë mjekëve që ishin të jashtëzakonshëm. Dua t’i bëj thirrje të gjithë vajzave të reja shqiptare, edhe pse sot nuk janë në mundësinë, por duhet të paguajë vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës, mjekësia nuk është të kurosh, por të parandalosh. Kalova një proces shumë të vështirë shëndetësor, kisha 5 vite që e mbaja nën mbikëqyrje, por doktorët kërkuan një ndërhyrje të menjëhershme dhe ishte e vështirë pasi mund të kishte komplikime. E bëra jashtë vendit 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe. Më vjen zor ta them pavarësisht se kam respektin më të madh për mjekët shqiptarë, i adhuroj. Unë e kam ndjerë, kam bërë një operacion në një spital shëndetësor dhe unë nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kurse në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro, ndërkohë e bëra operacionin në një vend të BE-së, ku ishte 1/3 e çmimit të Shqipërisë dhe shërbimin 10 herë më të lartë. Do dëshiroja që gjithë socialistët të deklaronin faturat e operacioneve plastike të grave të tyre dhe të vet atyre”, përfundoi Kryemadhi.


Monika Kryemadhi flet për herë të parë mbi operacionin e kryer: “Kisha kancer prej 5 vitesh”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format