Pas skandalit të keqtrajtimeve, ky moderator i njohur mund të zëvëndësojë Ellen DeGeneres


Skandali për keqtrajtimet e stafit të Ellen Degeneres duket se shumë shpejt do të shohë pasojat e para. Pak ditë më parë, vetë Ellen u shkroi një letër punonjësve të saj ku shprehej se ndihej e zhgënjyër dhe do ndërmerreshin veprime për të rregulluar situatën.

Ndonëse çështja është ende në investigim e sipër, burime pranë “The Sun” janë shprehur se ekziston mundësia që Ellen të zëvëndësohet nga moderatori dhe aktori i njohur, James Cordon. Thuhet se 41 vjeçari shihej si pasardhësi i Ellen që para se të dilte në dritë skandali.

“Zëvëndësimi i Ellen gjithmonë do të ishte një sfidë e vështirë, por ai është i lindur për këtë dhe një tranzicion i lehtë. Skandali ka përshpejtuar gjithçka dhe i ka bërë të gjithë ta shohin të ardhmen si sot. James dhe skuadra e tij kanë qenë sukses në TV modern, duke kthyer një program thuajse të vdekur në një format me audiencë të jashtëzakonshme globale. Në 5 vite ai kaloi nga i panjohur në yll “A-list” dhe kreativ.”- është shprehur burimi për The Sun.

Paul Telegdy është pjesë e skuadrës ekzekutive përgjegjësë për vendimet që do merren, dhe ai është një fans i madh i James dhe e ka pasur prej kohësh në krye të listës së njerëzve të talentuar që mund të zëvëndësonin Ellen kur ky pozicion “të lirohej”.

/News31.al


Pas skandalit të keqtrajtimeve, ky moderator i njohur mund të zëvëndësojë Ellen DeGeneres

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in