U raportua se kishte ndërruar jetë nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin për mjekun hematolog: “Lajmi është i pavërtetë”


Ditën e sotme në media u raportua lajmi se mjeku i njohur hematolog, Arjan Pushi, kishte ndërruar jetë tek Spitali Infektiv, si pasojë e Covid-19. Mediat ju referuan një postimi në “Facebook” të mjekut Bernard Progni, megjithatë duket se lajmi nuk është i vërtetë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një sqarim lidhur me këtë, ku konfirmon se në fakt ky njoftim është i pavërtetë dhe i bën thirrje qytetarëve dhe mediave t’i referohen vetëm burimeve zyrtare.

“Nje sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar sherbimit infektiv, lajmi i perhapur ne disa media per mjekun Arjan Pushi eshte i pavertete. Ju lutemi referojuni burimeve zyrtare.“- shkruan MSH.

Kujtojmë se mjeku Arjan Pushi, hematolog në QSUT, është i prekur nga Covid-19 dhe ndodhet i intubuar në Spitalin Infektiv.

/News31.al

Burimi: Newsbomb


U raportua se kishte ndërruar jetë nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin për mjekun hematolog: “Lajmi është i pavërtetë”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in