Mjaftoi një postim nga Ariana Grande 9 muaj më parë që tani ajo të përfundojë në gjyq!


Për një pakujdesi të momentit, Ariana Grande e ka gjetur veten në një situatë në përballje me ligjin.

Mediat e huaja kanë zbuluar një padi të ngritur së fundmi ndaj këngëtares. Fotografi i njohur amerikan Robert Barbera ka hedhur në gjyq Ariana-n pasi ajo ka postuar në ‘Instagram’ disa foto të bëra nga ai, pa kërkuar më parë leje apo autorizim.

 

View this post on Instagram

 

comfy merch n stuff http://shop.arianagrande.com

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on


Në fakt kjo çështje e ka fillimin rreth një vit më parë…

Paparaci fotografoi Granden vitin që lamë pas teksa ajo shihej duke dalë nga një ndërtesë, e veshur me një T-shirt të bardhë. Ariana duket se i pëlqeu aq shumë këto foto, sa në muajin gusht të vitit 2018 i postoi në profilin e saj në ‘Instagram’. Por harroi një detaj të vogël… Ajo duhet të merrte më parë leje nga fotografi që realizoi fotot.

Robert Barbera pretendon se këngëtarja me këtë veprim ka shkelur ligjin e autorit. Gjithashtu, ai paraqiti një “screenshot” të fotove të postuara nga Grande, si provë në gjykatë. Ai ka kërkuar prej artistes një dëmshpërblim prej 25 mijë dollarësh për secilën foto.

Deri më tani Ariana nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje për vendimin e saj.

Ndërkohë arsyeja se përse fotografi e risolli çështjen në vëmendje pas 9 muajsh, ende nuk dihet…/News31


Mjaftoi një postim nga Ariana Grande 9 muaj më parë që tani ajo të përfundojë në gjyq!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format