Ministrja e Shëndetësisë: “31 të shëruar nga Covid-19, 6 pacientë lanë spitalin sot”


Gjashtë pacientë që kishin rezultuar pozitivë ndaj Covid-19 kanë lënë ditën e sotme spitalin Infektiv në QSUT. Pas testeve të kryera në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik(IPSH), të cilat kanë rezultuar negative, pacientët të shtruar prej ditësh në Infektiv, janë kthyer në shtëpi. Në total deri më tani janë 31 të prekur nga Covid-19 (në spital dhe të vetëizoluar), të cilët janë shëruar. Pas kësaj faze, pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur , ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me një postim në rrjetin social”Facebook”:

“Lajm i mirë🙏🏼 Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të #shëruar nga #COVID-19 😊 Deri tani 3️⃣1️⃣ qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë🙏🏼 #FORCA ekipit të mjekëve të #Infektivit #BashkëJaDalim”

Posted by Ogerta Manastirliu on Friday, 27 March 2020

/News31.al

Ministrja e Shëndetësisë: “31 të shëruar nga Covid-19, 6 pacientë lanë spitalin sot”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in